Ka ndodhur

Makina del nga rruga në Korçë, humb jetën pasagjerja 29 vjeçe

Një 29-vjeçare ka humbur jetën në një aksident rrugor mëngjesin e të premtes në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shqitas, Maliq, në segmentin Grunjas-Kakaç, ku 42-vjeçari K.G., duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, Xh.H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq.

E reja ka humbur jetën gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, për të cilin policia ka nisur procedim penal ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë