Pesë persona janë plagosuar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Durrës mëngjesin e të premtes.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13, Durrës, ku shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë, është lënduar vetë drejtuesi I automjetit ddhe paasagjerët që udhëtonin me të.
Më konkretisht, shtetasit: P.M., 30 vjeç, D.K., 30 vjeç, M.Z., 16 vjeç, dhe M.A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, një automjet i tonazhit të rëndë, trajler, është përmbysur në superstradën Lezhë-Laç, pranë ishull të Shëngjinit.
Mjeti me targa të Podgoricës po lëvizte në drejtim të Lezhës dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po ndihmon në lehtësimin e lëvizjes, pasi mjeti i përmbysur ndodhet ende në rrugë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




