Ka ndodhur

Makina del nga rruga në Divjakë dhe bie në kanal, lëndohet shoferi 55-vjeçar

Gazeta Si – Aksident në Divjakë. Gjatë pasdites së sotme një makinë e tipit ‘Fiat Panda’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës në anë të saj.

Drejtuesi i mjetit, rreth 55 vjeç, është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Ngjarja ndodhi në aksin Pushimi i Shoferit- Divjakë, në vendin e quajtur pishat e Babunjës.

Banorët e zonës kanë ndihmuar shoferin që të dilte nga mjeti dhe kanë bërë me dije se gjendja e tij shëndetësore nuk është e rëndë. Në këtë aks rrugor ka shumë kthesa dhe ndodhin aksidente. Një vit më parë një i ri humbi jetën, teksa mjeti i tij përfundoi po në kanal.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shkakun e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë