Ka ndodhur

Makina del nga rruga në aksin Lushnjë-Berat, plagoset çifti dhe 3 fëmijët e mitur

Gazeta Si – Disa persona janë lënduar sot pas një aksidenti të ndodhur në aksin Lushnjë-Berat, ku një makinë ka dalë nga rruga. Të plagosurit janë transportuar me shpejtësi në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Stan Karbunarë, shtetasi D.F., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasja E.F., 37 vjeçe dhe fëmijët e tyre të mitur, të moshave 14 vjeç, 13 vjeç dhe 7 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjeë, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, – shkruhet në njoftimin e policisë për këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë