Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari, është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 01:30 në rrugën “Sulejman Delvina”.
Drejtuesi i automjetit, me iniciale R.K., 33-vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën në vend.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




