Ka ndodhur

Makina del nga rruga dhe ‘fluturon’ në ajër, drejtuesi përfundon në nënkalim

Gazeta Si – Një drejtues mjeti në Lushnjë, ka shpëtuar për mrekulli, pasi makina e tij tip “Benz” me targa AA 307 PD ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në daljen e nënkalimit në fshatin Dushk.

Makina “fluturoi” për disa metra në ajër e më pas u përplas në betonin e nënkalimit. Drejtuesi i mjetit është transportuar me ambulancë në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet dhe rrethanat që drejtuesi i mjetit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në në kalim.

Fatmirësisht nuk ka pasur mjete apo dhe këmbësorë në ato momente në pjesën e nënkalimit, pasi në të kundërt ngjarja mund të kishte rezultuar me pasoja fatale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë