Gazeta Si - Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti automobilistik që ndodhi në Labinot Fushë të Elbasanit mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor “Samurr-Qafë Mollë”.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i makinës, 38-vjeçari me iniciale B.S.
Ndërkohë, 3 persona të tjerë të cilët udhëtonin në të njëjtën makinë, kanë mbetur të plagosur. Ata janë anëtarë të një familje; M.M., F.M. dhe B.M., të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas burimeve paraprake, mësohet se shoferi humbi drejtimin mbi mjetin dhe makina doli nga rruga duke u përmbysur.
Aksidenti ka ndodhur në një zonë rurale të qytetit dhe nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar daljen nga rruga të mjetit. Pritet që hetimet të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.