Ka ndodhur

Makina bie në lumin Shkumbin, shpëton për mrekulli shoferi

Gazeta Si- Një furgon mallrash ka përfunduar në lumin Shkumbin paraditen e kësaj të mërkure, por shoferi ka shpëtuar për mrekullish.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur “Tunelet e Paprrit”.

Siç shihet dhe nga foto, ka devijuar nga rruga, duke rënë në lumë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë