Gazeta Si – Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e të dielës rreth orës 08:30 në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz.
Policia tha se një automjet me 5 pasagjerë doli nga rruga dhe ra në një kanal, pasi drejtuesi kontrollin mbi mjetin. Për pasojë humbi jetën 82-vjeçarja Z.D., ndërsa mbetën të plagosur vetë shoferi, pasagjeri G.D., 37 vjeç dhe dy fëmijë të mitur A.M., dhe B.M.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



