Ka ndodhur

Makina bie në kanal, humb jetën një person në aksin Shkodër-Velipojë

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një person. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe mësohet se mjeti ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, si dhe as identiteti i viktimës. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga kanali ku ka përfunduar dhe hetimin e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë