Ka ndodhur

Makina bie në kanal, dy persona humbin jetën në një aksident tragjik në Lushnjë

Dy persona, të cilët dyshohet se janë babë e bijë, kanë humbur jetën mesditën e të premtes në një aksident rrugor në Lushnjë.

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, ku makina tip "Toyota" ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë