Nga Gazeta 'Si'- Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Librazhd, ku një makinë tip furistradë ka dalë nga rruga, duke rënë në greminë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit si dhe janë plagosur dy pasagjerë.
Bëhet fjalë për 63-vjeçarin K.B. Sipas policisë lokale të Bulqizës bëjnë me dije se aksidenti fillimisht është pikasur nga drejtues të tjerë të automjeteve, të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancë.
Ndërkohë policia dhe ambulanca, të cilët kanë arritur në vendngjarje kanë bërë të mundur transportimin e dy të plagosurve drejt spitalit të Bulqizës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.