Gazeta Si – Është pyetja klasike që bëjnë tifozët e Formula 1 prej kohësh: ka më shumë rëndësi makina, apo piloti? Një grup shkencëtarësh të Universitetit të Lethbridge në Kanada ka provuar t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje.
Ky grup pune ka bërë një studim, duke analizuar 8 sezone, nga 2012-a deri në 2019-ën. Rezultati i studimit është publikuar pas garës emocionuese të Silverston, ku fitoi Karlos Sainz.
A cheeky switcheroo at Turn 3 👏
— Formula 1 (@F1) July 11, 2022
The race-winning move for @Charles_Leclerc 👊#AustrianGP #F1 pic.twitter.com/LBKYA9yWSe
Studiuesit amerikano-veriorë kanë hedhur poshtë të ashtuquajturin rregulli ‘80-20’. Pra tezën që mbizotëron se 80% e meritës për fitimin e një gare në F.1 i takon dyshes makinë-skuadër, ndërsa 20% e meritës shkon për pilotin.
“Rregulli ’80-20’ është i gabuar, sepse nuk merr në konsideratë të gjitha variablet. Dhe kontributi që kanë makina dhe skuadra është i mbivlerësuar, – shkruhet në artikullin e studimit, ku flet shefi i grupit të kërkimit, Duane Rockerbie. – Influenca e tyre në garë përfaqëson vetëm 20%, kurse aftësia e shoferit 15%.
Mbi të gjitha ka rëndësi ndërveprimi mes të treve, makinës, skuadrës dhe pilotit, që ka një vlerë 30-40%. Episodet e rastësishme gjatë një gare, ose të ashtuquajturat variante të paparashikueshme, mbulojnë pjesën tjetër”.
Studimi tregon se pilotët janë më vendimtarë se sa mund të mendohet. Sepse ata “japin informacion të çmuar në lidhje me zhvillimin e makinës, edhe jashtë piste”. Ky është një konkluzion i studimit.
“Pilotët më të kualifikuar gjithashtu ndihmojnë skuadrën për teknologjinë dhe ansasjelltas. Pas të gjithave këto, makinat e F.1 nuk drejtohen vetë, ndërsa pilotët nuk mund ta bëjnë punën e tyre si duhet pa mjetin”, – shkruhet në artikull.
Nëse është kështu, do të konsiderohen të pabaza kritikat ndaj Ljuis Hemiltonit vitet e fundit. Ato që ai ka fituar 6 tituj në karrierë, falë një Mercedesi të pararitshëm nga rivalët. Nuk do të shpjegohej ndryshe fakti që Valteri Botas, me të njëjtën makinë deri vitin e kaluar, nuk ka luftuar për titull.

Studimi nuk përfundon këtu. Me ndihmën e profesorit të ekonomisë të ‘Simon Fraser University’, Stephen Easton, janë përdorur modele statistikore për të bërë krahasime. Krahasime për variablen mes aftësisë së pilotit dhe investimit të skuadrës për zhvillimin e makinës.
Dhe ka dalë se sezoni i 10 viteve më parë është ai ku del më në pah zotësia e pilotit për fitore në gara se makina. Atë sezon talenti i Sebastian Fetel vendosi Botërorin në favor të tij dhe Red Bull-it në garën e fundit të Interlagos.
Gjermani e mbylli atë garë në vend të 6-të, duke rikuperuar shumë nën rrebeshin e shiut, duke fituar në Brazil titullin e 3-të në karrierrë me vetëm 3 pikë më shumë (281-278) ndaj Fernando Alonsos.

Studimi kanadez ka bërë edhe një vlerësim të shpenzimeve minimale, të nevojshme që skuadrat të përmirësojnë paraqitjen në pistë. “Një skuadër që mesatarisht kap vendin e 10-të në gara, – shton Rockerbie, – duhet të shpenzojë edhe 164.6 milionë dollarë të tjera për të shkuar në vend të 9-të”.
Ekspertët në fund kanë hedhur edhe tezën se: edhe nëse skuadrat shpenzojnë më shumë për buxhetin dhe pagat e pilotëve, nuk e kanë aq të thjeshtë të përmirësojnë pozicionin e tyre në klasifikim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




