Ka ndodhur

U përplas nga furgoni, ndërron jetë në spital 6-vjeçari në Shëngjin (Video)

Fëmija i mitur, i cili u përplas nga një mjet tip furgon mëngjesin e të mërkurës në Shëngjin ka ndërruar jetë në spital.

Policia e Lezhës në njoftimin paraprak, bëri me dije se një furgon përplasi një të mitur, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

I mituri fatkeqësisht nuk ka mundur që t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Fëmija 6 vjeç ishte duke kaluar rrugën me prindërit dhe në një moment është shkëputur prej tyre dhe u përplas nga makina. Ndërkohë mësohet se shoferi i furgonit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë