Ka ndodhur

Makina aksidenton për vdekje këmbësorin në Lushnjë

Gazeta Si – Një këmbësor humbi jetën mbrëmjen e kësaj të hëne në Lushnjë, pasi u përplas nga një automjet. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 17:40, në Golem.

Viktima, ende i paidentifikuar, u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 64-vjeçar, me iniciale S.V., banues në Pojan, i cili u shoqërua në komisariat, ndërsa në vendin e ngjarjes grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë