Ka ndodhur

Makina aksidenton për vdekje këmbësorin në Elbasan, drejtuesi ikën nga vendngjarja

Gazeta Si - Një person i paidentifikuar është gjetur i pajetë në rrugë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë