Nga Gazeta 'SI' - "Make Albania Free Again" shkruhet në një ndër qindra pankartat e protestuesve të Partisë Demokratike, të cilët po marshojnë momentalisht në kryeqytet.
Në tubimin që sapo ka nisur, qytetarët kanë zgjedhur të marrin me vete pankarta me mesazhe për lirimin e kreut demokrat, Sali Berisha si edhe deputetit Ervin Salianji.
Një thënie e Remark është përzgjedhur po ashtu për protestim "A je gjallë apo vetëm merr frymë". Një nga qytetarët është fotografuar me një pankartë që shkkruan: "Edi Rama me dy qeveri: një në burg, një në kryeministri".
Gjatë marshimit qytetarët kanë zgjedhur të brohorasin 'sloganin' e përhershëm, ku kërkohet largimi i kryeministrit "Rama ik!".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.