Politike

Majko për propozimet e PD mbi votën e diasporës: Precedent i rrezikshëm! Ndryshon rregullat e lojës

Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti socialist Pandeli Majko, ka komentuar propozimin e opozitës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke thënë se kërkesa e tyre në këtë fazë ku është procesi zgjedhor, do të ndryshonte rregullat e lojës.

Sipas Majkos, propozimi i PD që emigrantët të votojnë me dokumente identifikimi të huaja do krijonte precedent të rrezikshëm.

“Do të bëj një koment të shkurtër në lidhje me propozimet. Të gjithë votuesit, shqiptarët jashtë vendit do të votojnë pa paguar asgjë për të shprehur vullnetin e tyre. Ky është sukses i madh, por ajo që shoh unë si problem është kërkesa më e fundit opozitës që ndryshon thelbësisht rregullat e lojës, në këtë moment ku procesi zgjedhor është.

Në diskutimin që është bërë për ndryshimet në Kodin zgjedhor, opozita ka paraqitur një propozim interesat.. Të dyja palët kanë rënë dakord që propozimet e opozitës që për votimin me pasaporta të huaja të vlerësohen nga komisionin rregullator i KQZ, e lidhur kjo edhe me ndryshimin e fundit të propozuar nga opozita, në pikën 4 neni 24, ku komisioni rregullator do të vendosë në mënyrë të paprecedentë nëse do të votohet ose jo nga shtetasit shqiptarë jashtë.

Kam dyshimin se e gjitha do krijojë një precedent të rrezikshme. Mbi 100 mijë veta kanë aplikuar për të votuar në 11 maj. Nëse ecet me logjikën që për çfarë ne nuk biem dakord të vendosë Komisioni, kemi tejkaluar një krizë nga një sallë me 140 veta në një sallë me 5 veta e për të larë duart në fund duart si Pilati. Do të ishte një aventurë shumë e rrezikshme. Kjo është një gozhdë Nastradini ku po varni të gjithë propozimet që shpikët së fundmi”, tha Majko.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë