Ushqim

Magnezi, një lëndë ushqyese thelbësore për trupin tuaj

Zarzavate, drithëra, arra dhe fara. Nëse nuk i hani këto ushqime rregullisht, dietës suaj mund t’i mungojë magnezi. Nga ana tjetër magnezi i pamjaftueshëm mund të ketë pasoja.
“Është një lëndë ushqyese thelbësore e nevojshme për qindra reaksione biokimike në trup,” thotë Anna Taylor, një dietologe në Klinikën Cleveland.

Sipas Taylor magnezi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, sheqerit në gjak dhe rrahjeve të zemrës Gjithashtu ky mineral ndihmon në forcimin e kockave, si dhe funksionin e nervave dhe muskujve.
“Shumica e njerëzve do të përmirësohen nëse marrin gramaturën e duhur të magnezit,” thotë James O’Keefe, drejtor mjekësor i Qendrës Shëndetësore në Kansas.
Studimet sugjerojnë se minerali mund të mbrojë kundër një sërë sëmundjesh. Një studim i publikuar në vitin 2021 në revistën “Nutrients” zbuloi se marrja e 320 mg magnez ulte rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Magnezi i kombinuar mund të përdoret si trajtim.

Një studim tjetër, i botuar në Nutrients në 2016, tregoi se rreziku për diabetin e tipit 2 ra me 8 deri në 13 për qind për çdo 100 mg të konsumuar në ditë.
Ndërkohë po studiohet që të jepet si terapi së bashku me vitaminën D për të luftuar virozat stinore.
Mungesa e magnezit mund të shkaktojë simptoma të pakuptueshme si humbje oreksi, lodhje, dobësi dhe vjellje. Zakonisht mjekët mund të testojnë nivelet e magnezit në gjak por është një tregues sepse 1 për qind e magnezit gjendet atje. Pjesa tjetër është në kocka dhe inde të buta.

Pra, fokusimi në ushqimet e pasura me magnez është thelbësor. Megjithëse minerali gjendet në shumë ushqime në sasi të vogla. Burimet më të mira janë fasulet, drithërat, arrat dhe farat.
Nëse merrni barna të caktuara, kushtojini vëmendje të veçantë magnezit.
“Ka disa antibiotikë që mund të çojnë në një mungesë të magnezit. Kështu është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekët për t’i rimarrë këto vlera”, thotë O’Keefe.
Burimi: The Washington Post/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë