Ka ndodhur

Magazina plot me fishekzjarre në Tiranë, arrestohet 24-vjeçari (video)

Gazeta Si – Një 24-vjeçar, I.K., u arrestua në Tiranë, pasi në magazinën e tij mbante dhjetëra kuti me fishekzjarre, me qëllim shitjen e tyre.

Policia ka ushtruar 40 kontrolle në kryeqytet për të parandaluar shitjen e fishekzjarreve nëpër dyqane të ndryshme.

Gjatë kontrolleve, në rrugën “Besim Fagu” në Tiranë është gjetur një magazinë brenda një garazhi, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre të cilat do të shiteshin nëpër dyqane.

Gjatë kontrollit në magazinë, efektivët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra koli me mijëra fishekzjarre të modeleve dhe madhësive të ndryshme.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos përdorin lëndë piroteknike pasi do të ndëshkohen sipas ligjit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë