Ka ndodhur

Magazina e kanabisit në Selitë, pranga 7 personave, mes tyre 3 punonjës të OSHEE

Gazeta Si - Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona, 3 prej të cilëve janë punonjës të OSHEE-së. Spolicia thotë se këta të fundit nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient.

Bëhet fjalë për shtetasit Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj, Elvis Lala, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali. Në kërkim nga blutë është shpallur edhe një tjetër, ndërsa për “moskallëzim krimi” po procedohet penalisht një 39 vjeçare.

Sipas policisë, janë sekuestruar 193 bimë kanabisi në vazo dhe 100 bimë të tjera të thara të futura në thasë.

Shtetasit Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj, Elvis Lala, dhe S. K., në një magazinë në rrugën "Hamdi Pepa" kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim, ndërsa shtetasja H. D., ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente', njofton sot policia.

Gjatë operacionit ‘Tuneli’, u gjetën dhe sekuestruan 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave.

Personat e arrestuar:

Erlind Tresa, 28 vjeç, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike" kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë në Gjermani për kultivim bimësh narkotike.

Reshit Tresa, 57 vjeç, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike".

Asqeri Likaj, 59 vjeç, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike".

Elvis Lala, 26 vjeç, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike".

Ervis Pashollari, 40 vjeç përgjegjës i grupit të monitorimit të OSHEE-së.

Elton Cenaliu, 47 vjeç, elektriçist pranë OSHEE-së.

Gëzim Gjonpali, 59 vjeç, faturist pranë OSHEE-së.

Sakaq, është shpallur në kërkim S.K., për kultivim të narkotikëve dhe dhe vjedhje te energjisë elektrike. Ndërsa shtetasja H.D., është në hetim në gjendje të lirë, pasi ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë