Motosport

Madridi rikthehet në kalendarin e F.1 pas më shumë se 40 vitesh, Spanja me dy gara?

Gazeta Si – Gara nuk do të zhvillohet në Jarama si më parë, por në cirkuitin qytetar. Nga 2026-a Madridi pritet të zëvendësojë Çmimin e Madh të Barcelonës, por nuk përjashtohet mundësia që Spanja të organizojë dy gara në të njëjtin sezon.

Njoftimi zyrtar është vetëm çështje ditësh. Sipas asaj që bën me dije ‘Associated Press’, Madridi do të rikthehet në Formula pas më shumë se 40 vitesh. Në Jarama, gara e fundit është zhvilluar në vitin 1981.

Në bazë të akordit aktual, Barcelona ka një kontratë deri në 2026-ën për të organizuar një nga garat e Botërorit. Kryeqyteti spanjoll duhet të zëvendësojë pikërisht Katalonjën në projekt, megjithatë ka edhe një mundësi që pas 2 vitesh Spanja të prezantohet në kalendar me 2 Çmime të Mëdha.

Gjithmonë sipas ‘Associated Press’, gara do të zhvillohet në rrugët e Madridit, por detjatet mbeten për t’u qartësuar. Kryebashkiaku José Luis Martinez-Almeida ka thënë së fundi se lajmet e mira për Madridin mund të bëhen të ditura të martën e ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë