Lojëra me Dore

Madison Keys triumfon në ‘Australian Open 2025’

Një Mbretëreshë e re në “Grand Slam-in” e parë sezonal – “Australian Open” shkurorëzoi Aryna Sabalenka-n në favor të Madison Keys. Amerikania fitoi të parin “Grand Slam” në karrierë pas 3 seteve në “Rod Laver Arena”. Kampionia në fuqi u dorëzua pas 150 minutash në shifrat 6-3, 2-6, 7-5. Kjo ishte Finalja e dytë “Grand Slam” për 29 vjeçaren amerikane që kishte humbur mundësinë e parë në “US Open 2017”. Keys u bë tenistja më e vjetër që fiton një turne “Grand Slam” pas Flavia Pennetta-s që ishte 33 vjeç kur fitoi “US Open 2015”. Gjithashtu ajo u bë tenistja e 3 që luan më shumë ndeshje (46) pa fituar një trofe “Grand Slam” pas Pennetta-s (49) dhe Bartoli (47) kur fitoi “Wimbledon 2013”.

Sa më lart nuk ishte kaq e thjeshtë për Keys që të vendoste duart mbi “Daphne Akhurst Memorial Cup”, trofeun e argjendtë për fituesen. Përpara 3 seteve të Finales, ajo mundi Iga Swiatek (nr. 2) në gjysëmfinale. E para pas Serena Williams (në vitin 2005) që fiton ndaj dy tenisteve më të mira në “Melbourne Park”. E renditur e 14 në Botë dhe e 19 në “Australian Open, Keys i mohoi Sabalenka-s mundësinë e të qënit tenistja e parë pas Martina Hingis (1997-19999) që fiton 3 herë rradhazi në Melbourne.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë