Një video e Macron, Starmer dhe Merz brenda trenit për në Kiev ka nxitur aludimet se tre liderët po konsumonin…kokainë.
Sipas pamjeve, në tavolinën ku po qëndronte Emmanuel Macron, Keir Starmer dhe Friedrich Merz ka një qeskë të bardhë të vogël, të ngjashme me ato që shpërndahet edhe kokaina. Përbri saj ka një tel të gjatë dhe të hollë që ngjan me lugët e përdorua për të përgatitur kokainën.

Mediat si France24 apo BBC kanë kryer fact-check mbi rastin dhe kundërshtojnë aludimet e rrjetit pasi ajo që duket si qeskë është thjeshtë një pecetë higjenike e palosur dhe ajo që duket si lugë për kokainë është thjesht një fjongo e lidhur në nyjë.
Qeveria franceze thotë se mbi këtë rast dezinformimi ka dorë Rusia. Zëdhënësja e qeverisë ruse e ripostoi këtë video duke shkruar se si tre liderët botërorë “u droguan” rrugës për në Kiev.
“Kur Bashkimi Europian bëhet i papërshtatshëm, dezinformimi shkon aq larg sa e bën një pecetë të thjeshtë të duket si drogë,” tha zyra e presidentit francez.
Një video e takimit u regjistrua dhe u shpërnda si nga Associated Press ashtu edhe nga Agence France-Presse, dy agjenci lajmesh me reputacion, të cilat nuk përmendën asnjë përdorim droge dhe që me siguri nuk do të ishin lejuar në dhomë nëse do të kishte ndodhur ndonjë gjë e pakëndshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.