Gazeta Si – Presidenti francez Emmanuel Macron ka riemëruar në mënyrë të papritur Sébastien Lecornu si kryeministër. Njoftimi u bë nga Pallati Elize. Pas një jave drame politike, Franca është kthyer në pikën zero.
“Unë pranoj – si çështje detyre – misionin që më është besuar nga Presidenti i Republikës për të bërë gjithçka që është e mundur për t’i siguruar Francës një buxhet deri në fund të vitit dhe për të adresuar problemet e përditshme të bashkëqytetarëve tanë”, shkroi Lecornu në një mesazh në platformën “X”.
“Do të bëj gjithçka që mundem për të pasur sukses në këtë mision: ne duhet t’i japim fund kësaj krize politike, e cila po e acaron popullin francez dhe kësaj paqëndrueshmërie, e cila po dëmton imazhin dhe interesat e Francës”.
Burime pranë presidentit, kanë dhënë se Macron i ka dhënë kryeministrit “carte blanche” për të negociuar me partitë “dhe për të bërë propozime për emërime”.
Njoftimi për riemërimin e Lecornu u bë rreth orës 22:00 të së premtes, pikërisht në fund të afatit 48-orësh që Emmanuel Macron i kishte vënë vetes të mërkurën në mbrëmje për të emëruar një kryeministër të ri, pas negociatave përfundimtare me aleatët e tij.
Më herët atë mbrëmje, burime pranë Presidentit kishin folur për ekzistencën e një “rruge të mundshme për të gjetur kompromise dhe për të shmangur shpërbërjen” e Parlamentit.
“Mbi këtë bazë (Presidenti) do të marrë përsipër përgjegjësitë e tij duke emëruar një kryeministër”, theksuan burimet.
Lecorne, i cili më pak se një javë më parë i paraqiti dorëheqjen presidentit, po kthehet në Matignon, por rruga është një betejë e vështirë.
“Një turp demokratik, një poshtërim”, tha me zë të lartë presidenti i Tubimit Kombëtar, Jordan Bardella, duke njoftuar mocionin e tij të mosbesimit ndaj qeverisë së re.
Për Marine Le Pen, “mocioni i mosbesimit është i detyrueshëm dhe shpërbërja (e Asamblesë Kombëtare) është më e pashmangshme se kurrë”.
Një mocion mosbesimi është njoftuar edhe nga partia France Insoumise, e cila po bën thirrje përsëri për dorëheqjen e Macron. Lideri i Insoumise, Jean-Luc Mélenchon, e quan atë një “faradë qesharake”, ndërsa zëdhënësi i Partisë Socialiste siguron se nuk ka “asnjë marrëveshje moscensure” për momentin me të emëruarin e ri të kryeministrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



