Kosova

Macron: Kosova, përgjegjëse për trazirat

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të Kosovës.

Macron i bëri komentet në një konferencë për sigurinë në Bratisllavë.

Qëndrimi i presidentit francez është në bashkërendim me deklaratat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera të QUINT-it, të cilat e bënë Qeverinë e Kosovës fajtore për tensionimin e situatës në veri të vendit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në këtë konferencë, ndërsa tha se është i gatshëm të takohet me presidentin serb, nëse BE dhe SHBA e mundësojnë një gjë të tillë.

“Në këtë çështjen e binarëve, na duhet një tren më i shpejtë, na duhet dialog i intensifikuar, jo takime njëherë në dy muaj.

Nëse BE dhe SHBA organizon takim me Vuçiç jam shumë i gatshëm, sepse më pëlqen marrëveshja, duke përfshirë edhe vetëmenaxhimin e bashkësisë serbe, sepse dua t’i mbroj serbët, jam kryeministër edhe i tyre. Dua të angazhohem me komunitetin serb për të drejtat e tyre.Ata duhet të jenë përfituesit  e fundit”, tha Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë