Nga Gazeta ‘Si’– Një moment i pazakontë u kap në video pas mbërritjes së avionit presidencial francez në Vietnam, ku presidenti Emmanuel Macron duket se është goditur me shuplakë nga gruaja e tij, Brigitte Macron.
Videoja u bë menjëherë virale, duke shkaktuar diskutime të shumta në mediat sociale.
Në imazhe, derisa dera e avionit hapet dhe Macron del jashtë, shihen dy krahët e Brigitte-s që shtrihen drejt fytyrës së presidentit, duke krijuar përshtypjen e një shuplake. Shprehja e çuditshme në fytyrën e Macron dhe reagimi i tij i menjëhershëm kanë nxitur spekulime për një grindje midis tyre.
Pallati Elize reagoi menjëherë duke mohuar incidentin si një konflikt serioz, duke e përshkruar si një “moment të relaksimit dhe shfryrjes” mes çiftit para fillimit të vizitës zyrtare.
Një ndihmës i presidentit e përshkroi ngjarjen si një “grindje të shkurtër” midis Macron dhe Brigitte-s, duke shtuar se ishte një situatë e zakonshme që ndodh përpara nisjes së udhëtimeve zyrtare.
Në video, pas momentit të diskutuar, çifti shihet duke zbritur shkallët së bashku, me Macron që i zgjat krahun Brigitte-s, por ajo mban krahun pas kangjellave, një ndryshim nga zakonisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




