Futboll

Luzitanët triumfojnë në Euro U17

Portugalia fitoi titullin e 7 evropian për U17 dhe të parin që prej vitit 2016! Në Finalen e edicionit të parë që u zhvillua në Shqipëri dhe u mbyll në “Arenën Kombëtare”, luzitanët bënë gjithçka me stil dhe nuk vunë asnjëherë në diskutim sfidën ndaj Francës. Skuadra që ishin në grupin A ku barazuan 0-0. Ndërsa në Finale, golat në pjesën e parë nga Anísio Cabral (pas një veprimi individual) dhe Duarte Cunha (pas kombinimit me Anísio Cabral) vendosën në pozita komode skuadrën e drejtuar nga Bino në pushim. Ndërsa zëvendësuesi Gil Neves (pas asistit të Bernardo Lima) shënoi golin e sigurisë pas kthimit në fushën e lojës. Për të parën herë një edicion i tillë u zhvillua në Shqipëri. Katër stadiumet që pritën këtë event ishin “Arena Kombëtare” në Tiranë, “Elbasan Arena” në Elbasan, “Niko Dovana” në Durrës dhe “Arena Egnatia” në Rrogozhinë. Shqipëria (e drejtuar nga italiani Tedesco) u shortua në grupin A dhe në 3 ndeshje pësoi 3 humbje me golevarazh 0-12.

Libri i Artë në Euro U17
9 Spanjë
7 PORTUGALI
4 Gjermani, Holandë
3 Francë, Rusi
2 Itali, Angli, Turqi
1 Rep Çek, Poloni, Sllovaki, Zvicër, Rep e Irlandës


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë