Politike

Lustracioni i ri, opozita e re paraqet nismën: Ish-sigurimsat jo deputetë e gjyqtarë

Opozita e re në Parlament ka nënshkruar nismën për të miratuar një ligj që në thelb njihet me termin si Lustracion. Janë 20 deputetë të opozitës së re që kanë firmosur paraprakisht nismën dhe duan ta fusin në procedurat parlamentare të rishqyrtimit. Drafti “Për Përjashtimin nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe punësimit në funksione publike, shtetërore dhe politike të ish-funksionarëve, nëpunësve që kanë ushtruar detyra drejtuese në periudhën 28.11.1944 e deri ne 8.12.1990”, parashikon ndalimin e personave që kanë pjesë qenë drejtues në kohën e regjimit komunist apo ish-sigurimsa që të jenë kenë sot poste drejtuese.
Në pikën një të këtij drafti përcaktohet se “ky ligj përcakton dhe rregullon masat që duhen ndërmarë për çrrënjosjen e trashëgimisë së sistemit totalitar komunist, të krimeve të komunizmit në Shqipëri, të cilët nuk u ndëshkuan dhe dënuan, duke përjashtuar nga emërimi, zgjedhja ne organet drejtuese dhe punësimi në funksionet publike, shtetërore dhe politike ish-funksionarët, nëpunesit që kane ushtruar detyra drejtuese gjatë regjimit komunist".

Deputeti i opozitës Ralf Gjoni. Gazeta "Si", 9 dhjetor 2019


Deputeti Ralf Gjoni, si një nga nismëtarët e këtij projektligji shprehet për Gazeta “Si” se po punohet që projektligjit t’i jepet dora e fundit. “Po punojmë që ta fusin në kanalet e procedurave parlamentare, në përpunimin e detajuar dhe sa më të mirë mbështetur të relacionit të nismës, bazuar në fakte historike, ligjore dhe konventa ndërkombëtare”, thekson më tej Gjoni. Ndërsa nuk e mohon se sfida do të jetë te mazhoranca për të vërtetuar se është pro lustracionit ose jo.

Faksmile e projektligjit të firmosur nga 20 deputetët e opozites së parlamentare. Gazeta Si, 9 dhjetor 2019

Drafti, penalitet për t’u zgjedhur në 24 poste, nga presidentë, deputetë te gjykatës

Janë pesë kategori që sipas këtij drafti do të përjashtohen e drejta e zgjedhjes në organe drejtuese publike, shtetërore dhe politike. “Anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH) dhe të Partisë Punës së Shqipërisë; Ish - funksionarët e Sistemit Komunist; Ish- gjyqtarë, ish-prokurorë, ish-hetues, ish-Oficerë të Sigurimit të Shtetit Komunist, dhe ish- bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit (Spiunë Sigurimi); Të shkolluarit dhe të kualifikuarit në shkollat e larta politike të Partisë Punës së Shqipërisë (PPSH-se) dhe të Sigurimit të Shtetit të Mbrojtjes në ish-vendet e traktatit të Varshavës; Ish-anëtarët ose bashkëpunëtorët e Shërbimeve të Inteligjencës se ish-vendeve të Traktatit të Varshavës”, thuhet në nenin 4 të këtij projektligji të siguruar nga Gazeta “Si”. E gjithë kjo kategori personash do të përjashtohet nga e drejta për t’u zgjedhur, President, kryeministër, ministër, deputetë, zëvendësministër, kryetarë bashkim, amabsadorë, si dhe në të gjitha organet e reja të drejtësëi, anëtarë gjykatash apo pjesë në KLP, KLGJ apo dhe KED. Janë gjithsej 25 funksione publike që emërohen apo zgjidhen që përjashtohen më këtë nismë. Ndërsa gjithashtu kjo kategori personash nuk do të lejohet që të zgjidhet edhe në rang këshilltarësh, apo punonjës në kabinetet e zyrtarëve të lartë si Kryeministri, Presidencë, Parlament apo dhe në institucionet e drejtësisë.

Deputetët firmëtarë të nismës së re. Gazeta Si, 9 dhjetor 2019


Drafti parashikohet që të hyjë në fuqi me zgjedhjet e ardhshme parlamentare për kandidatët për deputetë. Gjithsesi një nismë e tillë pritet të hapë debate të mëdha, pasi edhe në vitin 2008, mazhoranca e djathtë tentoi të fuste një ligj të tillë, e miratoi, por Gjykata Kushtetuese e asaj kohe e pezulloi nga zbatimi, pasi binte ndesh me nenet e Kushtetuese. Asaj kohe u argumentua se ligji binte ndeshe me të paktën në tri nene të saj. Kushtetuta u njeh shqiptarëve të drejtën për t'u zgjedhur dhe për të zgjedhur pa asnjë kufizim, gjë që nuk respektohej në ligjin e Lustracionit për ata persona, ku ai shtrin veprimin e tij. Kushtetuta ndalon diskriminimin mbi çdo lloj baze: etnie, origjine kombëtare, familjeje. Së treti: Prapaveprimi i ligjit. Ligji duhet të këtë fuqi vetëm për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, siç ndodh me këtë ligj. Ndërsa më pas mazhoranca e majtë votoi gjatë mandatit të parë të qeverisë ligjin “Për hapjen e dosjeve” ku u krijua edhe një Autoritet i Posccëm për dosjet e ish-sigurimit të shtetit, por që u shmang lustracioni, pra përjashtimi i zyrtarëve që rezultojnë me të kaluar të dyshimtë.

Ish-funksionarët që preken nga drejtë për t’u zgjedhur

Anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH) dhe të Partisë Punës së
Shqipërisë;

Ish - funksionarët e Sistemit Komunist;

Ish- gjyqtarë, ish-prokurorë, ish-hetues, ish-Oficerë të Sigurimit të Shtetit Komunist,
dhe ish- bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit (Spiunë Sigurimi);

Të shkolluarit dhe të kualifikuarit në shkollat e larta politike të Partisë Punës së
Shqipërisë (PPSH-së) dhe të Sigurimit të Shtetit të Mbrojtjes në ish-vendet e traktatit
të Varshavës;

Ish-anëtarët ose bashkëpunëtorët e Shërbimeve të Inteligjencës se ish-vendeve të
Traktatit të Varshavës.

Nuk kanë të drejtë të zgjidhen në këto poste

President i Republikës
Kryeministër
Deputet i Kuvendit
Ministër
Zv. Ministër
Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese
Anëtarë të Gjykatës së Lartë
Anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED)
Anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ)
Anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP)
Titullarë të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese që zgjidhen ose emërohen nga
Kuvendi, Presidenti, Kryeministri, Këshilli i Ministrave;
Prokurorë ose Gjyqtarë të të gjitha niveleve;
Kryetar Bashkie
Prefekt
Drejtorë të Përgjithshëm, Drejtor Drejtorie, Drejtore Rajonale në të gjitha
institucionet shtetërore
Drejtore dhe Drejtues në Policinë e Shtetit të Shërbimit Informativ te Shtetit të Gardës së Republikës së Shqipërisë
Të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë
Ambasador
Konsull;
Sekretarë të Përgjithshëm në çdo institucion;
Këshilltarë dhe shefe kabineti të Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Kryetarit të
Kuvendit, Ministrave, të Institucioneve Kushtetuese

Firmëtarët
Myslim Murrizi
Ralf Gjoni
Halit Valteri
Arlind çaçani
Krenar Rryçi
Majlinda Halilaj
Adriatik Alimadhi
Zef Shtjefni
Elda Hoti
Edlira Hyseni
Artur Roshi
Besnik Troplini
Nikolin Staka
Vasil Sterjovski
Halil Jakimi
Arben Elezi
Ligoraq Karamelo
Rudina Hajdari
Fatjona Dhimitri
Korab Lita


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë