Ka ndodhur

Lushnje / Merrte makina me qira dhe nuk i kthente, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim

Nga Gazeta Si- Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është vënë në praga nga policia në Lushnje pasi merrte makina me qira dhe nuk i kthente më.

43-vjeçari J. SH. ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Mashtrimi".

Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie "Arrest me burg", për këtë shtetas, për veprën penale "Mashtrimi", pasi në periudhën kohore shkurt-mars 2024, nëpërmjet mashtrimit ky shtetas ka marrë automjete me qera, duke mos kryer pagesën, e më pas nuk i ka kthyer më. Njërin nga automjetet e marra me qera nëpërmjet mashtrimit, ia ka shitur një shtetasi në fshatin Frakull e Madhe, Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë