Ka ndodhur

Lushnjë, makina përplas për vdekje të moshuarin

Gazeta Si – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të hënë në Golem të Lushnjës, ku viktimë ka mbetur shtetasi V.D., rreth 70 vjeç. Ai u përplas nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë nga një 26-vjeçare, A.Xh.

Policia ka shoqëruar në komisariat të renë, e cila ishte në drejtimin e makinës në momentin e aksidentit.

Dyshohet se viktima ka lëvizur në krahun e kundërt të lëvizjes së rrugës, duke hyrë në asfalt. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë