Ka ndodhur

Lushnjë, autobusi i linjës Tiranë-Athinë përplas për vdekje 72-vjeçarin

Gazeta Si – Një 72-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Konjat.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, ku një autobus i linjës Tiranë-Athinë, që drejtohej nga H.L., 50 vjeç, banues në Lushnjë, është përplasur me një motocikletë, që drejtohej nga Q.K., 72 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnjë.

Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e motorit, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

viktima kishte dalë herët nga banesa për të transportuar materiale dhe motorit të tij i kishte shtuar edhe një karrocë pas.

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e autobusit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. L., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, në aksin rrugor ‘Rotondo e Çermës–Lushnjë’, duke drejtuar automjetin tip autobus është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Q. K., 72 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë