Gazeta Si – Dy adoleshentë dhe një person invalid nga Lushnja, janë arrestuar nga policia pas aksidentit të kryer me makinën që kishin vjedhur.
Duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 723 EU dhe të ndjekur nga policia, të rinjtë janë përplasur me barrierat e hekurta duke hyrë në rrugën rurale në Kashtbardhë.



Ata janë ndjekur nga dy mjete të policisë një nga Fieri e një nga Lushnja. Në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes, ata janë aksidentuar në një kthesë rruge.
Nga përplasja të tre personat që ndodheshin në mjet kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.
Makina është parë prej ditësh me të rinjtë që lëviznin nëpër zonat rurale të Lushnjës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




