Ka ndodhur

Lushnjë, 75-vjeçari kapet me pistoletë në brez dhe në gjendje të dehur

Gazeta Si – Një i moshuar në Lushnjë është arrestuar në flagrancë për posedim pa leje të armës së zjarrit tip pistoletë. Policia tha se 75-vjeçarit me iniciale Z.K., iu gjet gjatë kontrollit personal arma e zjarrit me krehër e 7 fishekë të vendosur në të.

Gjithashtu, shërbimet e policisë bëjnë me dije se qytetari ishte në gjendje të dehur. Materialet i kaluan prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë Fier për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë