Ka ndodhur

Lushnjë, 47-vjeçarit i sekuestrohen 108 mijë euro dhe armë gjahu pa leje

Gazeta Si – Një shumë e madhe parash është sekuestruar në Lushnjë nga policia, para të cilat i janë gjetur një 47-vjeçari nga Roskoveci.

Bëhet fjalë për 108.600 euro, që iu sekuestruan 47-vjeçarit me iniciale I.R. Këto para dyshohet se burojnë nga aktivitete të paligjshme.

Shuma e parave u gjet gjatë kontrollit në makinën dhe shtëpinë e 47-vjeçarit. Po kështu, atij iu gjetën një armë gjahu dhe fishekë.

47-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale pastrim parash, pasi nuk vërtetonte dot burimin e ligjshëm të parave, si dhe për mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë