Çelsi është fituesi i trofeut të Europa Ligës për edicionin 2018-2019. “Blutë” e Londrës fituan në finalen e madhe të Baku me Arsenalin në shifrat e thella 4-1. Ndeshja në Azerbajxhan ishte një nga finalet me numrin më të madh të golave dhe spektakolare, duke e kthyer këtë përballje në një reklamë të vërtetë për kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në Europë.
Finalja britanike pa një Çelsi më superior në pjesën më të madhe të 90’ minutave, duke i dhënë Arsenalit një tjetër goditje dhe la atë njëkohësisht jashtë Ligës së Kampionëve për vitin që vjen.

Hazard me dygolëshin e tij hipotekoi fitoren për ekipin e Sarrit, duke bërë kështu një përshëndetje dinijtoze me tifozët londinez, pasi me shumë mundësi në merkaton e kësaj vere do të largohet me destinacion Realin e Madridit. Më herët për “The blues” shënuan francezi Xhiru dhe spanjolli Pedro, të cilët e bën të pavlefshëm golin e Iuobi për Arsenalin.
Skuadra e Unai Emeri dha shumë pak për ta merituar trofeun e këtij edicioni të Ligës së Europës edhe pse trajneri spanjoll më herët ishte cilësuar si ekpert në fitimin e kësaj kupe.
Për Çelsin ky ishte i vetmi trofe për këtë edicion dhe i parë ndërkombëtare për Mauricio Sarrin, i cili duket se do të largohet vetëm pas një viti eksperiencë në Londër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




