Lulja e kungullit e përmban një sasi te pasur me Vitaminën B9 e cila ndihmon në fertilitetin mashkullor po ashtu dhe femëror, është gjithashtu e pasuruar me këtë vitaminë.
A që mund të ndihmojë në përmirësimin e shikim. Kjo lule e cila përmban këtë vitaminë mundëson që sytë tuaj të përshtaten me ndryshimet e dritës dhe gjithashtu përmirëson shikimin gjatë natës. Lulja e kungullit futet në familjen e bimëve të tokës si: kastraveci, pjepri dhe kungulli. A e dinit se kjo lule ndahet në dy gjini dhe si ta kuptojmë këtë? Të gjitha bimët që hyjnë në familjen e bimëve të tokës, kanë lule individuale meshkuj dhe femra. Kur polenizohen femra është ajo që do të prodhojë . Në mënyrë që kjo gjë të ndodhë, pjalmëtuesit si bleta, milingona apo molet e transmetojnë polenin e lules mashkull tek lulja femër.
Lulja femër është ajo që mbanë frytin nën të dhe nëse shihni pistilin e saj është e gjerë dhe e plotë, vihet re sepse kërcelli i saj duket i ënjtur pasi ajo prodhon fruta ose perime. Lulja mashkullore që në pamjen e parë duket si një lule e zakonshme me një pistil dhe kërcell të thjeshtë.
Kur çelin këto lule dhe kujdesi që i duhet?
Shumica e luleve të frutave apo perimeve të tokës çelin natën, mjaftueshëm vonë dhe për disa njerëz është e pamundur ti ruajnë ato në këtë kohë të procesit. Nëse jeni një person i cili zgjoheni përpara se të lind dielli pse jo te filloni aktivitetin tuaj me diçka mjaft argëtuese dhe qetësuese qe natyra fal si përkujdes për këto bimë lozonjare. Kjo gjë mund t’ju ndihmojë dhe në përmirësimin e hormoneve të stresit. Këto lule jo më kot quhen lozonjare sepse ndryshe nga disa lule ato mbyllen sapo rrezet e diellit rrahin tokën dhe kjo gjë bënë pjalmosjen e tyre më të vështirë se lulet e tjera sepse bletët në këtë periudhë të ditës janë më aktive se para lindjes së diellit. Për të qenë “bleta” që ndihmon në bërjen e frutave apo perimeve duhet të kemi një furçë të vogël e të butë në mënyrë që petalja të mos lëndohet ose në pamundësi të saj një syth pambuku sepse në këtë poces kaq është gjithçka që nevojitet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.