Filma

‘Lulëkuqet mbi mure’ i restauruar, shfaqet në kinema me kualitetin më të lartë

Nga Gazeta Si- Filmi ikonë “Lulëkuqet mbi mure” i është nënshtruar një restaurimi të plotë në formatin 4K.

Premiera e shumëpritur e filmit të restauruar do të mbahet sot në Kinema Millennium në Tiranë.

Në një postim në rrjetin social Facebook Kryeministri Edi Rama shprehet se filmin ikonë “Lulëkuqet mbi mure”, iu nënshtrua restaurimit në 4K të një studioje prestigjioze ndërkombëtare, “ç’ka e bëri këtë xhevahir të artit shqiptar të paprekshëm për të gjithë brezat”.

Premiera e filmit do të mbahet sot në orën 17:00, me praninë e regjisorit Dhimitër Anagnosti si dhe të aktorëve të filmit: Timo Flloko, Strazimir Zaimi, Krenar Arifi, Artur Hoxholli, Roland Ohri, Agron Domi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë