Gazeta Si – Lukaku dëshiron rikthimin tek Interi, kjo është e qartë. Sulmuesi belg nuk dëshiron të qëndrojë më te Çelsi. Ai e konsideron të mbyllur aventurën e tij në Londër dhe në horizont është shfaqur edhe Barcelona.
Jo vetëm për raportin e vështirë me trajnerin Tuhel, por Lukaku pati vështirësi në çdo drejtim në Angli. Asgjë nuk funksionoi për sulmuesin gjatë sezonit të fundit.

Pronarët e rinj të Çelsit e kanë të qartë se duhet ta zgjidhin sa më parë çështjen e beglut. ‘Big Rom’ kërkon të lirohet sa më parë dhe ka si qëllim të kthehet në Milano. Madje, është gati të reduktojë edhe pagën. Megjithatë, Interi nuk mund të shkojë më shumë se formula e huazimit.
Dhe sipas tabloidëve angleze, Çelsi është në pritje edhe të ofertave të tjera për lojtarin. Lukaku mund të përfundojë në Spanjë, te Barcelona.
Sipas “Mundo Deportivo”, oferta e fundit për belgun është ajo e katalanasve. Objektivi i parë i tyre është Robert Levandovski, ndërsa Lukaku është alternativa. Janë dy raste të ndryshme, polakut i skadon kontrata pas një viti.
Nëse Bajerni nuk do ta lejojë Levandovskin të largohet, Barcelona, sipas udhëzimeve të Ksavit, do të bëjë gjithçka për të marrë Lukakun. Për momentin mundësitë nuk janë shumë të mëdha, sepse lojtari ka në mendje Interin, por klubi italian frenohet nga problemet financiare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




