Gazeta Si – Lukaku rrezikon gjithmonë e më shumë të humbasë Botërorin e Katarit. Sulmuesi i Interit dhe Belgjikës është në luftë me kohën, ndërsa trajneri Martinez nuk e llogarit për momentin.
Nga dëmtimi i 28 gushtit deri më sot, sulmuesi ka luajtur rreth 20 minuta me fanellën e Interit, ato ndaj Viktoria Plzen në Champions dhe në kampionat ndaj Sampdorias. Në total nga nisja e sezonit bëhen 256 minuta. Një kalvar i vërtetë, me dëmtimin e pësuar pas Sampdorias, që duket se mund t’i mohojë edhe Botërorin.

Është vërtet luftë me kohën, sepse riaftësimit klinik i shtohet edhe novoja për të rifituar formën fizike. Përfshirja ose jo e Lukakut në listën e Belgjikës do të mësohet në fundjavë. Trajneri Roberto Martinez, duke folur për ‘L’Equipe’, ishte mjaft i qartë.
“Për momentin Lukaku nuk është i disponueshëm. Është në dorë mjekëve. Nëse do të jetë në gjendjen e duhur për të luajtur në një nga tri ndeshjet e para (më 23 ndaj Kanadasë, 27 ndaj Marokut dhe 1 dhjetor ndaj Kroacisë) , sigurisht që kemi nevojë për të. Nëse nuk mundet, nuk do të jetë me ne”, – tha Martinez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




