Futboll

Luis Figo ‘djeg’ Interin dhe Realin: Championsin e fiton Bajerni ose Siti!

Gazeta Si – Gjatë prezantimit të edicionit të ri të ‘Campus Vicente Del Bosque’, Luis Figo, ish-futbollisti i famshëm portugez, ka folur në lidhje me Ligën e Kampionëve. Ai ka bërë një parashikim, që ‘djeg’ dy nga ish-skuadrat e tij, Interin dhe Realin e Madridit.

Për portugezin, dy janë favoritët kryesorë për t’u shpallur kampionë Europe, Bajerni dhe Mançester Siti. “Në Champions mund të besosh gjithmonë te Real Madrid, por unë mendoj se këtë edicion e fiton një mes Mançester Sitit dhe Bajernit të Mynihut.

Figo kur luante me Realin. Gazeta Si, 30 mars 2023

Interi i ka gjërat më të komplikuara dhe mendoj se është më prapa në krahasim më të tjerët”, – ka deklaruar ish-mesfushori i Barcelonës, Realit dhe Interit. Skuadra e Simone Inzagit ndeshet me Benfikën në çerekfinale dhe ky kundërshtar nuk është aspak për t’u nënvlerësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë