I nënvlerësuar tek Barcelona, i vënë në lojë tek Spanja por që shkëlqen në Francë, traineri luftarak do të përmirësojë CV e tij nëse fiton Champions League. Më shumë se gjithçka tjetër, Luis Enrique krijoi një Paris SG të balancuar, skuadër që sulmon dhe mbron si një e vetme duke ushtruar presing si asnjëherë më parë. 10 vjet kanë kaluar që kur Luis Enrique fitoi Champions League me Barcelona-n. Nëse përsërit diçka të tillë me Paris Saint-Germain, do të bëhet njeriu i 3 pas Ernst Happel dhe Jupp Henyckes që fiton kompeticionin me dy skuadra të ndryshme kaq larg nga njëra-tjetra.

Paris SG ka kompletuar më shumë driblime në Champions League prej kohës që diçka të tillë e bënte Barcelona e tij një dekadë më parë. Mund të duket një koinçidencë që ato drejtohen nga i njëjti njeri, shumë vite larg njëra-tjetrës dhe me lojtarë të ndryshëm. Por nuk duhet harruar stili dhe mënyra se si ai e sheh dhe aplikon futbollin. Padyshim që ka shumë liri te Paris SG i këtij sezoni që bazohet tek një portier që përmirësohet me kalimin e viteve. Qendërmbrojtës që plotësojnë njëri-tjetrin, mbrojtës krahu që fluturojnë dhe një tredhëmbësh në mesfushë që sheh reputacionin të rritet vazhdimisht.

Shpejtësi natyrale e një futbolli fluid që ndihmon në lëvizjet e sulmuesve pas linjës së mbrojtjes kundërshtare. Ousmane Dembele po zhvillon sezonin më të mirë të jetës së tij futbollistike. Bradley Barcola dhe Desire Doue ishin pothuajse të panjohur disa muaj më parë, por aktualisht i kërkon gjysma e Evropës. Ndërsa nuk ka nevojë për asnjë koment, Khvicha Kvaratskhelia. I ardhur në Janar nga Napoli, ai vetëm se e ka përmirësuar formacionin parizien.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.