Futboll

Luhet sot finalja e Superkupës, Tirana dhe Vllaznia për trofeun e parë dimëror

Gazeta Si – Zakonisht është trofeu i parë i sezonit. Me finalen e Superkupës së Shqipërisë dhe rrjedhimisht trofeun e parë nis çdo sezon, por këtë herë është vepruar ndryshe.

Superkupa e Shqipërisë luhet sot, më 7 dhjetor. Tirana dhe Vllaznia do të diskutojnë mes tyre trofeun e parë dimëror në stadiumin “Air Albania”.

Javët e fundit futbolli shqiptar ka pushuar për shkak të ndërprerjes së kampionateve nga Botërori. Rifillon sot me Superkupën, që ka më tepër vlera simbolike dhe statistikore për Tiranën kampione në fuqi dhe Vllazninë fituese të Kupës së Shqipërisë.

Megjithatë, përderisa në lojë është një trofe, si kryeqytetasit, ashtu edhe shkodranët, do të synojnë ta fitojnë. Kjo ndeshje, siç kanë prauar edhe vetë trajnerët Orges Shehi dhe Mirel Josa, do të jetë edhe një lloj testi para rifillimit të kampionatit.

Ndeshja fillon në orën 19:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë