Sociale

Luftonte prej disa ditësh me COVID-19, humb jetën mjeku Hysni Shkjau

Një tjetër mjek ka humbur jetën nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njofton ndarjen nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne të dr. Hysni Shkjaut, i cili nuk ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre.

Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës

Ministria thotë se mjeku luftonte prej disa ditësh me COVID-19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Ndër të tjera, Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë