Gazeta Si – Për 5 orë e 30 minuta Luftar bashkëpunëtori i drejtësisë Reçi, është përballur në Gjykatën e Posaçme me 4 të pandehurit për vrasjen e Klodian Saliut në Durrës dhe Vajdin Lames e Artan Arsit në Tiranë.
Avokatët e 6 të pandehurve në këtë proces, kërkuan kohë që të njihen me dëshmit e tij të transkiptuara. Ata i kërkuan Gjykatës që t’u vërë në dispozicion audion e seancës të së hënës, pasi do të bëjnë krahasimin e deklarimeve të bashkëpuntorit të drejtësisë.
Ai dëshmoi përballë të pandehurve Indrit Taullai, Emiljano Shullazi, Viktor Imeraj dhe Indrit Rusi. Ndërsa Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj, përfaqësohen nga avokatët. Burime paraprake, theksojnë se ai u ka qëndruar të njëtjave deklarime, por këtë herë ka folur në mënyrë më të zgjeruar.
Në seancën e radhës e cila është vendosur në 3 prill, do të jetë fjala e avokatëve dhe të pandehurve për të bërë pyetjet.
Bashkëpuntori i drejtësië u shoqërua nga burgu i Drenovës pas vendimit të Gjykatës për shoqërim të detyrueshëm. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura pas kërkesës së bërë nga prokurorët e SPAK, që pretenduan cënim të sigurisë së dëshmitarit apo personave të tjerë, që përmenden në dëshmi.
Reçi ka treguar se gjithçka e ka mësuar nga Viktor Ymeri në kohën kur ishin në burg. Ai tregon detaje se ai ata ishin të përfshirë në organizimin e dy vrasjeve të ndodhura në 27 dhe 28 shkurt 2005.
Ndaj 6 të pandehurve rëndojnë akuzat “Vrasjes në rrethana cilësuese”, “Vrasje me dashje”, “Vrasje me Paramendim” të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Përballjet e Reçit me të dyshuarit, kanë dështuar disa herë si pasojë e problemeve të tij shëndetësore apo dhe frikës për të dëshmuar mbi ngjarje kriminale.
Në seancën e fundit në 6 mars, bashkëpunëtori i drejtësisë kërkoi që të mos ishte në sallën e gjyqit për ballafaqim, por të lidhej përmes një video-call me Gjykatën për të dhënë shpjegimet e tij për pretendimet që ai ka.
Dosja e vrasjeve në 2005-ën është hapur sërish, ndërsa Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj janë ende në kërkim nga policia.
Reçi është një i dënuar me 25 vite burgim nga Gjykata e Burrelit, për vrasjen e Maks Lalës, krim të cilin ai ende nuk e ka pranuar.
Ndërkohë gjatë kësaj periudhe, ai përfituar disa herë ulje dënimi me vetëm 45 ditë, pasi gëzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Në dosjen e SPAK, Reçi prezantohet si i “penduari” i grupit, që ka pranuar me dëshirë të plotë të rrëfejë ngjarjet e 26 dhe 27 shkurtit të vitit 2005, ku sipas tij, ai bashkë me Plaurent Dervishajn, Lulzim Berishën, Viktor Ymerin, Indrit Taullain dhe Emiljano Shullazin, kanë realizuar atentatet ndaj biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.