Gazeta Si – Përleshje të dhunshme shpërthyen përgjatë kufirit midis Rusisë dhe Ukrainës, me Moskën që akuzoi një “grup sabotues” ukrainas për përpjekje për të shkelur territorin rus – një akuzë që Kievi zyrtar e mohoi.
Më 22 maj, në rajonin e Belgorodit u dëgjua zhurma e shpërthimeve dhe të shtënave sporadike, siç konfirmoi guvernatori lokal, Vyacheslav Gladkov. Ai deklaroi se konflikti ishte shtrirë në rrethin Graivoron të Rusisë, i cili ndan një kufi me Ukrainën.
Tetë persona janë lënduar nga luftimet deri tani dhe situata mbetet e tensionuar, tha guvernatori. Shumica e banorëve në Graivoron dhe fshatrat fqinje janë evakuuar, shtoi ai. Nuk është raportuar për viktima.
Infiltrimi në territorin rus mund të jetë potencialisht më i rëndësishmi që kur Kremlini filloi luftën kundër Ukrainës 15 muaj më parë, duke vënë në pah mungesën e përgjithshme të fuqisë punëtore në Moskë.
Një grup që e quan veten “Legjioni i Lirisë së Rusisë”, i cili pretendon se përbëhet nga rusë që bashkëpunojnë me forcat ukrainase, mori përgjegjësinë për sulmin. Qeveria ukrainase mohoi çdo rol në këtë ngjarje.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti rus, Vladimir Putini, ishte informuar për këtë sulm dhe se po punohej për t’i dëbuar “sabotuesit”.
Më vonë gjatë ditës, autoritetet ruse prezantuan një “regjim anti-terror” në Belgorod që u jep kompetenca të veçanta shërbimeve të sigurisë dhe lejon përforcimin e sigurisë, verifikimin e identitetit dhe mbikëqyrjen e komunikimeve.
Guvernatori tha se forcat speciale ruse u sollën dhe po kryenin kontrolle shtëpi më shtëpi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



