Nga Gazeta ‘Si’- Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar Universitetin e Harvardit se, sipas hetimeve të saj, institucioni ka shkelur ligjin federal për të drejtat civile në mënyrën si ka trajtuar studentët hebrenj dhe izraelitë. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta Wall Street Journal.
Sipas raportimit, një letër zyrtare i është dërguar presidentit të përkohshëm të Harvardit, Alan Garber, në të cilën paralajmërohet se nëse nuk ndërmerren “ndryshime të menjëhershme dhe të mjaftueshme”, universiteti mund të humbasë të gjitha fondet federale dhe marrëdhënia e tij me qeverinë federale do të dëmtohet më tej.
Agjencia Reuters nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur përmbajtjen e letrës, por ky paralajmërim vjen në vijim të akuzave nga presidenti Trump, i cili ka deklaruar se synon të ndërhyjë ndaj Harvardit dhe universiteteve të tjera elitare të SHBA-së, të cilat, sipas tij, janë kthyer në qendra të antisemitizmit dhe ideologjisë së majtë “woke”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.