Bota

Lufta në Ukrainë, ministria e Mbrojtjes së Britanisë: Rusia po përpiqet të rekrutojë emigrantë

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në një deklaratë të fundit ka theksuar se ushtria ruse po përpiqet të rekrutojë emigrantë nga Azia Qendrore për të shërbyer në pushtimin e Ukrainës.

“Rekrutuesit kanë vizituar xhamitë dhe zyrat e emigracionit për të rekrutuar emigrantë. “Në zyrat e emigracionit, persona që flasin gjuhën Taxhikistane dhe Uzbekistane po përpiqen vazhdimisht  të rekrutojë emigrantë”, thotë ministria e mbrojtjes së Britanisë.

Përveç kësaj, shtetësia ruse ofrohet me shpejtësi brenda gjashtë deri në 12 muaj, në vend të pesë viteve që është e parashikuat me ligj. Ndër të tjera thuhet se pagat e larta dhe shpërblimet e regjistrimit mund t’i bëjnë punëtorët emigrantë të regjistrohen, tha ministria, dhe gjithashtu ka të ngjarë që këta emigrantë të dërgohen edhe në vijat e para të luftës.

Ministria thotë se Kremlini po kërkon të përmbushë një objektiv prej 400,000 vullnetarësh shtesë për të luftuar në luftën Rusi-Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë