Lufta që ka nisur në Ukrainë po i kushton shumë Rusisë edhe nga ana sportive. Pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve, ajo ka humbur tashmë edhe garën e Soçit në Formula 1 për Botërorin 2022.
FIA ka vendosur ta fshijë nga kalendari Çmimin e Madh të Rusisë, që ishte programuar për të dielën e 25 shtatorit, në zonën e fshatit olimpik të Soçit.
Lajmi është bërë me dije me anë të një komunikate zyrtare nga organizatorët e Botërorit, pas konsultimeve me Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit, si dhe me skuadrat pjesëmarrëse në aktivitet.
Piloti Sebastian Fetel, ish-kampion bote, ishte i pari që u shpreh publikisht se nuk do të shkonte të garonte në Rusi dhe se gara duhej të hiqej nga kalendari, çka ka ndodhur tashmë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




