Gazeta Si – “Pushtimi i Gazës do të ishte një gabim i madh”, thotë presidenti Joe Biden në intervistën në programin “60 Minutes” të transmetuar dje në TV amerikan CBS.
Gazeta “New York Times” e quan atë “përpjekjen e tij të parë të rëndësishme publike për të frenuar aleatin amerikan pas sulmit të Hamasit”.
Biden nuk thotë në mënyrë eksplicite nëse është e drejtë apo e gabuar që Izraeli të dërgojë përkohësisht forcat tokësore në Gaza, por ai mbështet qëllimin për të shkatërruar Hamasin.
Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, përgjigjet se Izraeli “nuk ka interes” për të pushtuar Gazën, por do të bëjë “çdo gjë të nevojshme” për të eliminuar Hamasin.
Është një përgjigje e ngjashme me atë të dhënë nga presidenti izraelit Herzog në një intervistë për CNN.
Biden po shqyrton ftesën e kryeministrit izraelit Netanyjhu për të shkuar në Izrael, por nuk ka vendosur, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Është e paqartë nëse dhe kur mund të ndodhë. Televizioni izraelit “Channel 12”, i pari që dha lajmin për ftesën, po fliste për këtë javë.
Në intervistë, presidenti amerikan shprehu shqetësimin edhe për situatën humanitare të palestinezëve, duke shpjeguar se mbështeti krijimin e një korridori të sigurt në mënyrë që ata të mund të shpëtonin nga luftimet dhe të merrnin ndihma.
Por ai nuk i paraqiti këto komente si kritike ndaj Izraelit. “Unë kam besim se Izraeli do të respektojë ligjet e luftës”.
Sipas burimeve amerikane, Biden i telefonoi Netanjahut për ta bindur që të rivendoste aksesin e furnizimit me ujë në Gaza, të ndërprerë nga Izraeli në prag të operacionit ushtarak tokësor.
Të paktë 30 amerikanë janë vrarë, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së ndërsa fati i 13 /të tjerë ende mbetet i paqartë, për të cilën Biden u zotua se do të bëjë gjithçka që ata të gjenden dhe të kthehen në SHBA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



